Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në rrugën Radavc - Pejë.
Siç njofton policia, në aksident ka mbetur e vdekur një grua e moshës 80 vjeçare dhe dy persona tjerë janë lënduar, transmeton kp.
Aksidenti është shkaktuar nga përplasja e dy veturave dhe ka ndodhur rreth orës 17:50 minuta.
Në Policinë e Pejës kanë njoftuar se ende nuk dihet shakatari i aksidentit, ndërsa ekipet policore janë në vendin e ngjarjes.