Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një 32-vjeçar në një aksident në Gjilan

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti në drejtimin Pasjan-Gjilan.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i ka thënë Kohës se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

“Sot me 24 maj 2021 rreth orës 18:33, ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur kur automjeti Golf me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në drejtimin Pasjan – Gjilan, i njëjti dyshohet të jetë ndeshur me veturën ‘Astra’ po me tabela 06 e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt, dhe si pasoj është shkatkuar aksident trafiku ku lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e dy veturave dhe dy pasagjerë në dy veturat. Drejtuesi B.F. (1989) i është dhënë ndihma e parë në Gjilan dhe i njëjti është transferuar për në Prishtinë në QKUK, kurse të lënduarit tjerë janë liruar në shtëpi. Nga QKUK-Prishtinë jemi njoftuar se drejtuesi B.F. (1989) edhe për kundër përpjekjeve të mjekëve për ndihmë të ofruar, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të pësuara”, ka thënë ai.