Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një 23-vjeçar në një aksident në Qyshk të Pejës

Një 23-vjeçar ka vdekur në një aksident në fshatin Qyshk të Pejës, të hënën.

Sipas njoftimit nga Policia, deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar me një veturë e cili ishte e parkuar jashtë rrugës.

Sipas njoftimit, i lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor, viktima në spital ka arritur pa shenja jete.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.