Një fshatin Zabel i Ulët në komunën e Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, me ç’rast ka humbur jetën një 17 vjeçar.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Koha.net se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, dhe ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
“Rreht orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Zabel i Ulët – Drenas. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës L.K, 17 vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policia së Kosovës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.