Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes në QKUK punëtori që ra nga kati i shtatë

Punëtori i cili para dy ditësh kishte rënë nga kati i shtatë i një banese ku ishte duke punuar, konkretisht në rrugën “B”, ka ndërruar jetë mbrëmë në QKUK.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

LEXO EDHE: Një punëtor bie nga kati i shtatë i banesës

Për këtë rast, policia njofton se edhe ka arrestuar një person të dyshuar.

“Me vendim të prokurorit, si i dyshuar është arrestuar një burrë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor, transmeton Koha.net.