Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes në QKUK një nga të plagosurit në Rahovec

Një nga të plagosurit më 19 shtator në Rahovec, ka vdekur në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Me datë 22.09.2023 ka vdekur njëri nga viktimat që ka qenë në tretman mjekësor në QKUK. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Faqja e OVL-UÇK në Rahovec ka njoftuar se viktima ishte ish-ushtar i UÇK-së.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”. Dy të plagosurit, të moshës madhore, janë dërguar në Spitalin e Gjakovës për trajtim.

Dy meshkujt, po ashtu të moshës madhore, siç thotë Policia, janë dorëzuar në stacionin policor.

Edhe Vdiq në QKUK personi që u vetaksidentua para dy javësh në Rahovec Kronikë Vdiq në QKUK personi që u vetaksidentua para dy javësh në Rahovec

“Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion”, thuhet në njoftim.