Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë një mashkull i cili ishte duke u trajtuar në QKUK që nga data 10 mars, tash një muaj.
Sipas raportit policor, i ndjeri më datë 10 mars ishte duke vozitur me veturën e tij tek rrethi, bulevardi “Bill Klinton” në Prishtinë, ku nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin duke dalë kështu nga rruga me ç’rast edhe është rrokullisur, raporton Koha.net.
Po atë natë ai është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkaq policia i ka gjetur në veturë një shishë alkool dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike.
Por, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ai ka ndërruar jetë në QKUK.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë iu është dorëzuar familjarëve të tij.