Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes në QKUK e aksidentuara në Obiliq para një jave

Policia e Kosovë ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka vdekur gruaja që është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina”, në Obiliq, të premten e javës së kaluar. Viktima ka ndërruar jetë të enjten.

“Me 15.12.2022 nga mjekët përgjegjës në QKUK është konstatuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë në tretman mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.