Adrian Morina, nga fshati Panorc i Komunës së Malishevës që jeton në Zvicër, ka vdekur pasiqë është goditur nga treni.
Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Malishevës, ku kanë thënë se ai vdekur në një qytet në Zvicër.
“Ndarja nga jeta e tij, na tronditi pa masë. Solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e Adrianit, dhe do të ju qëndrojmë afër në përballimin e kësaj dhimbje të madhe”, thuhet në reagimin e tyre.
Mediat e huaja kanë shkruar se 15-vjeçari nuk e kishte vënë re hyrjen e një treni në stacion dhe më pas është goditur nga pjesa e përparme.
Një rast i tillë kishte ndodhur gjatë muajit tetor, ku dy vëllezër kosovarë që jetonin në Gjermani, ishin goditur për vdekje nga treni. Ata ishin nga komuna e Deçanit, fshati Ratishi i Epërm.
-
Treni godet për vdekje dy kosovarë në Gjermani
-
Treni në Gjermani godet për vdekje dy fëmijë nga Deçani
-
Vdiq një 19-vjeçar nga Kosova në Austri, u aksidentua me kamion
-
Mediumi austriak: Valon Berisha e pa nga afër aksidentin ku mbeti i vdekur kushëriri i tij
-
Treni del nga shinat në Zvicër si pasojë e një orteku