Dy vëllezër nga Deçani kanë vdekur si pasojë e goditjes nga një tren në mëngjesin e së martës në Bruckberg, afër Munihut të Gjermanisë.
Mediat gjermane kanë raportuar se bëhet fjalë për një 17 dhe një 13-vjeçar, që ishin goditur teksa kishin tentuar të kalonin nëpër binarë të trenit, afër stacionit në Bruckberg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, që ka bërë të ditur se vëllezërit janë nga familja Arifaj nga fshati Ratish i Epërm i kësaj komune.
Ndërkaq ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar rasti.