Një burrë ka vdekur nga plagët që ka marrë pasi që është goditur nga një makinë në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje, rreth orës 17:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti me veturë dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar, i cili për shkak të lëndimeve të marra ka vdekur”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, përcjell Koha.net. “Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Këmbësor humbi jetën në Graçanicë pasi u godit nga vetura, arrestohet vozitësi
-
Vdiq një këmbësor pasi u godit nga vetura, arrestohet shoferi
-
Vetura godet për vdekje një person në Veternik
-
Aksidenti me fatalitet në Mazgit, këmbësori ishte goditur nga dy vetura
-
Vdes një fëmijë në Istog pasi u godit nga vetura