Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes i aksidentuari muajin e kaluar në Bardhosh

Foto: Koha / ilustrim

Në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës, më 24 maj, ka ndodhur një aksident trafiku ku shoferi, mashkull shqiptar i Kosovës, duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia, godet këmbësorin, po ashtu mashkull shqiptar i Kosovës.

Viktima kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në QKUK, por në njoftimin e sotëm të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti ka vdekur dje.

“Lidhur me rastin, me 12.06.2019 viktima mashkull K-Shqiptar që ishte për tretman në QKUK, ka vdekur”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.