Në fshatin Drenoc, Komuna e Pejës, më 2 korrik të këtij viti kishte ndodhur një aksident komunikacioni, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona.
Policia e Kosovës, në raportin e saj të fundit 24 orësh, ka njoftuar se njëri nga të aksidentuarit ka ndërruar jetë në QKUK.
Ky është njoftimi i Policisë në ditën e aksidentit:
“Raportohet se në aksident janë përfshirë tri vetura. Deri tek aksidenti ka ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës nga i dyshuari i cili ka hyrë në tejkalim në mënyrë të pasigurt, me ç’rast është aksidentuar me dy veturat tjera. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe të dy viktimat”.
Ndërkaq, Policia ka bërë me dije se dje, më 17.07.2017, i dyshuari, “nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë”.
Me urdhër të prokurorit, trupi pajetë u është liruar familjarëve.