Një 45-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Nartës, në Vlorë.
Identiteti i viktimës ende nuk dihet, raporton Tch.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, ndërsa ka lëshuar këtë komunikatë për media:
Në datën 09.07.2017, rreth orës 10:30, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”, shtetasin E.B, 40 vjeç, banues në Krutje dhe vajzën e tij të mitur 7 vjeçe, duke u larë i ka marrë rrjedha e ujit nga pakujdesia.
Menjëherë ndërhynë shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë të cilët në bashkëpunim me pushuesit që ndodheshin aty, arritën të shpëtonin vajzën e tij të mitur.
Edhe
Humb jetën në Durrës një fëmijë 11-vjeçar
Pas ndihmës së parë që i është dhënë babait të saj shtetasit E.B, nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.