Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Skenderaj

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 85-vjeçar ka mbetur pa shenja jete në Skenderaj, si pasojë e plagëve të marra nga zjarri.

Sipas të dhënave të para të policisë të marra nga dëshmitarët, thuhet se viktima kishte shkuar në një zonë malore ku kishte ndezur një zjarr, e prej tij dyshohet ta ketë gjetur vdekjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit kanë nisur hetimet për të qartësuar rrethanat mbi vdekjen e viktimës. Nga të dhënat e para të siguruara nga disa dëshmitarë thuhet se viktima fillimisht kishte shkuar në një zonë malore ku kishte ndezur një zjarr ku edhe janë ngritur dyshimet për vdekjen e tij”, transmeton Koha.net.

Në njoftim thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore dhe sipas policisë rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.