Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Tefik Zymberi” në Prishtinë.

Në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës, thuhet se në një shtëpi, është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.

Tutje thuhet se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.