Një person dyshohet se është gjetur pa shenja jete gjatë mëngjesit të së dielës në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, raportuesi tha se viktima ka vdekur në shtëpinë e tij.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është raportuar si "Vdekje e dyshimtë".
“Prishtinë 06.02.2022 - 06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte ndërruar jetë në shtëpinë e dëshmitarit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.