Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Polici të enjten se ka hasur në një trup të pajetë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë ka vdekur në fshatin e tij në Bervece Të Ferizajt, në oborrin e shtëpisë së tij.

Sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.