Gjykata Themelore e Ferizajt ka vazhduar me seancën gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, lidhur me vdekjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, në gusht të vitit të kaluar.
Në këtë seancë është dëgjuar versioni i dëshmitarit Burim Maloku i cili është specialist i mjekësisë emergjente. Ai ka thënë ditën tragjike viktima është sjell nga dy persona pa shenja jete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ekipi jemi mbledhur me të gjitha aparaturat e nevojshme, por ka qenë pa shenja jete. Kam dal për t’i pyetur personat që kanë sjell pacientin, por ata i kam parë duke ecur nga Emergjenca. E kemi thirrur menjëherë Policinë e Kosovës. Nuk më kujtohet nëse ka pasur flokët e lagura apo fytyrën", ka thënë Maloku.
Eksperti mjekoligjor Naim Haliti, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka thënë se pacienti ka qenë një kufomë për të cilën kanë bërë edhe raport të detajuar e të cili ai tha se i qëndron mbrapa.
"Qëndroj mbrapa raportit te autopsisë. Lëndimet i kemi përshkruar në bazë të të gjeturave në autopsi, andaj te gjitha lëndimet janë të përshkruara në detaje në raport. Nga e ndjera, janë marrë edhe strishot për analiza toksiologjike", ka thënë Haliti.
Sipas tij, viktima kishte përdorur një analgjetik për trajtim te dhimbjeve para se të vdiste.
"Të gjitha lëndimet të cilat i kemi ekzaminuar, qoftë në dukje të jashtme apo të brendshme, ne i kemi përshkruar në raport, andaj i qëndrojmë mbrapa raportit. Bazuar në analiza dhe gjendjes së saj, e ndjera ka vdekur nga dhuna në bazë të politraumes që nënkupton lëndime që ndodhin në trupin e kufomës. Janë më shumë se dy lëndime dhe më shumë se dy lokacione të ndryshme në trup. Ajo ka vdekur edhe nga shoku hemorragjik i asfiksisë mekanike të cilat kanë ardhur si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe brendshme ", ka thënë ai.
Lëndimet në trupin e viktimës ka patur edhe nga mjetet e mprehta e të shtypjes, thotë Haliti.
Më 6 shtator të këtij viti, Gjykata Themelore e Ferizajt e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit gushtin e kaluar.
Krivaqa akuzohet se më 21 gusht 2021, në ditën e vdekjes, e ka dhunuar viktimën në dy raste. Ndërsa, Sejdiu akuzohet se e ka ndihmuar Krivaqën në kryerjen e veprës penale të dhunimit. Sipas aktakuzës të pandehurit e kanë dhunuar seksualisht deri sa viktima ka humbur vetëdijen.
.