Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vajza raporton se dikush e përcolli deri te dera e banesës dhe e ngacmoi seksualisht

Ngacmim

Një vajzë ka shkuar në polici pasi mbrëmjen e 28 shkurtit është ngacmuar seksualisht nga një burrë.

Ajo ka raportuar se ishte përcjellë nga i dyshuari dhe kur kishte arritur te hyrja e banesës së saj në Prizren, ai e kishte ngacmuar.

Rasti po hetohet.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se përderisa ka qenë duke shkuar në banesën e saj, është përcjellë nga një i dyshuar mashkull, dhe sapo ka arritur tek hyrja i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.