Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një personi në Gjilan.
Sipas raportit 24-orësh ai është gjetur pa ndjenja nga babai i tij dhe ka vdekur në Emergjencë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është gjetur pa ndjenja djali i tij viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë. Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një 38-vjeçar në Gjilan
-
Një 50-vjeçar gjendet i vdekur në Bilinicë të Gjilanit
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një burri në Gjilan
-
Policia nis hetimet për tri vdekje në Gjilan, Shtime e Leposaviq
-
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, policia po e heton rastin