Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tuneli i kanabisit te Rinasi, 7 të arrestuar

Policia e Tiranës zbuloi një tunel që lidhte zonën e Valiasit me atë të Fushë Prezës e që shfrytëzohej nga trafikantët e hashashit. Ata kishin punësuar edhe banorë të zonës të cilët kujdeseshin për parcelat e mbjella afër Rinasit. Gjate aksionit u sekuestruan dhjetëra bime, ndërsa 7 persona u arrestuan. Organizatori i grupit ishte një ish-punonjës policie, transmeton TCh.

220 bimë Cannabis Sattiva dhe 146 kg e futur në thasë janë sekuestruar nga Policia e Tiranës.

Sasia e drogës u kap në “Pyllin e Zenelajve” mes Fushë Prezës dhe Valiasit, pas kontrollit të territorit, tuneleve dhe ambienteve të tjera të përshtatura për kultivim të bimës narkotike.

Bima e dyshuar kanabis sativa ishte futur në thasë dhe gjendej kudo në thellësinë e tunelit.

7 persona, mes të cilëve 3 në rolin e organizatoreve, janë vënë në prangat e policisë ndërsa 10 të tjerë, punësuar prej të arrestuarve për punimin e parcelës dhe përgatitjes së bimës për tregtim, janë proceduar në gjendje të lirë.

Edhe Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis Kronikë 2 j. më parë Arrestohen dy persona në Podujevë, policia zbulon plantacion me 201 bimë kanabis

“Në cilësinë e provës material janë sekuestruar: • 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva • 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva • Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve • 25 aparate të ndryshme telefonike”, u shpreh Ardi Veliu, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale prodhim e shitje e lëndëve narkotike, kultivim të lëndëve narkotike dhe moskallëzim krimi.

Të arrestuarit janë:

1- Nexhmi Kallari, 48 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit

2- Mariglen Kallari, 23 vjeç, lindur në Kamëz dhe banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit

3- Rexhino Kallari, 24 vjeç, lindur në Tiranë banues në Çerek, Krujë, në rolin e organizatorit

4- Gazmir Sala, 45 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

5- Bledar Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

Edhe Aktakuzë për kultivim të kanabisit e armëmbajtje pa leje në Prizren Kronikë 1 muaj më parë Aktakuzë për kultivim të kanabisit e armëmbajtje pa leje në Prizren

6- Denaldo Sala, 26 vjeç, banues në Laknas, Tiranë ndihmës

7-Mehmet Domi, 18 vjeç, banues në Vorë, Tiranë ndihmës

Në cilësinë e provës material janë sekuestruar:

• 220 rrënjë bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva

• 146 kg bimë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva

• Një automjet furgon e markës Ford, i cili shërbente për transportimin e punëtorëve

• 25 aparate të ndryshme telefonike

Edhe Zbulohen 100 bimë të dyshuara kanabisi në një arë me patate në Rahovec Kronikë 1 muaj më parë Zbulohen 100 bimë të dyshuara kanabisi në një arë me patate në Rahovec

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale”Prodhim dhe shitje të lëndë narkotike”, “Kultivim I lëndëve narkotike” dhe “Mos kallzimi i krimit”, parashikuar nga Nenet “283/2, 284/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Nga ana e shërbimeve policore po punohet për zbardhje e plotë dhe hetimin e gjithanshëm të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.