Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tri të mitura raportuan për dhunë seksuale gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit të fundit janë raportuar dy raste të sulmit seksual dhe një dhunim. Policia ka arrestuar një person në Prishtinë pasi më 12 korrik të këtij viti kishte ngacmuar seksualisht një të mitur

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Rast i ngjashëm ka ndodhur në Graçanicë, ku është arrestuar të hënën një burrë nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur. Ai po ashtu është dërguar në mbajtje.

Një vajzë e mitur nga Fushë-Kosovë ka raportuar në stacionin policor se në muajin qershor ka kryer marrëdhënie seksual pa dëshirën e saj me një të mitur.

“Është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftim.