Tri raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, në Gllogoc është arrestuar e dyshuara femër, e cila pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën tjetër femër. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prishtinës. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rast i ngjashëm ka ndodhur në Malishevë ku një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.