Tri raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, dy raste të dhunës janë shënuar në Prishtinë. Në rastin e parë është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq në rastin tjetër po ashtu në Prishtinë, një burrë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar
E në Fushë Kosovë është raportuar se i dyshuari mashkull pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar