Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Foto: Stock

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka raportuar tri raste të dhunës në familje.

Dy prej rasteve janë në Prishtinë, ku një femër raportoi se i dashuri i saj, shtetas i huaj, e ka sulmuar fizikisht dhe psiqikisht atë. I dyshuari ne prezencën e përkthyesit ligjor gjatë intervistimit ka mohuar se e ka sulmuar viktimën dhe me urdhër te prokurorit ai është liruar.

Në rastin e dytë, i dyshuari me probleme mentale ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, dhe me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.