Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Në Fushë-Kosovë është arrestuar një grua me probleme psikike, pasi që në vazhdimisht ka ushtruar dhunë nda bashkëshortit. Me vendim të prokurorit, pas intervisimit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Tutje, në qytetin e Pejës janë arrestuar dy vëllezër pasi dyshohet se ishin përleshur mes vete.

“Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Në anën tjetër, të dielën në Istog një grua pa pranuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar nga bashkëshorti dhe kunata e saj.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.