Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tri femra pësojnë dhunë në familje

Dy persona pas një mosmarrëveshje mes familjarëve kanë rrahur tri femra të cilat kanë pësuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës duke mos bërë të ditur lidhjen familjare ndaj dy sulmuesve dhe tri femrave, ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten.

Të lënduarat janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.