Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrihen mes vete burrë e grua në Drenas

Janë rrahur mes vete një çift bashkëshortor në Drenas, ndërsa që të dy kanë marrë lëndime trupore dhe është dashur të pranojnë tretman mjekësor, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Si burri ashtu edhe gruaja janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Gllogoc 05.02.2022 - 00:02. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në qift bashkëshortor, të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovar-e, janë rrahur mes veti. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.