Në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes një këmbësore, e cila ishte duke kaluar rrugën në lagjen “Idriz Seferi”, është përplasur nga një veturë dhe pas lëndimeve që ka marrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Raportet e Policisë flasin për tre të vdekur gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Vjet, gjatë gjithë vitit në Gjilan janë shënuar tri aksidente me fatalitet dhe 483 të lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsmet Hashani, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjilanit, ka deklaruar se shoferi është arrestuar edhe është ndaluar për 48 orë, ndërsa aksidenti me fatalitet kishte ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë nga drejtuesi i automjetit.
(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.