Kronikë

Treni godet veturën në Klinë, gjashtë persona të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën mes një treni dhe një veture në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar rastin për KOHËN, duke thënë se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

“Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture. Si pasojë e këtij aksidentit, 6 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka thënë Rugova.