Treni ka goditur një veturë në fshatin Dush të Klinës mesditën e sotme, meqë rast ka pësuar lëndim një person.
Treni i cili ishte duke udhëtuar nga Peja në Prishtinë goditi një veturë, nga ku një person ka marrë lëndime dhe është dërguar në qendrën mjekësore për trajtim të mëtutjeshëm.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili shtoi se autoritetet përkatëse po merren me rastin.