Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Treni godet veturën në Drenas

Një tren ka goditur një veturë në Drenas në mbrëmjen e së martës.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit mes trenit dhe automjetit të tipit BMW X6 ka vetëm dëme materiale.

Mësohet se në veturë ishin tre persona, por që asnjëri s’ka pësuar lëndime.