Një person ka mbetur i lënduar në një aksident trafiku të ndodhur gjatë mëngjesit të së dielës në fshatin Baicë të Drenasit.
Policia ka njoftuar për KOHËN se në aksident të përfshirë ishin një tren dhe një veturë.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë, lëndohet një person
-
Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë
-
Vetura aksidentohet me trenin në Drenas
-
Dy të lënduar në aksidentin mes trenit dhe një veture në Grabovc
-
Dy të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe një veture në Fushë-Kosovë