Një e mitur ka vdekur si pasojë e goditjes nga treni në mesditën e së martës në Klinë.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Koha.net se vdekja e të aksidentuarës është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me datë 17.09.2019, në Klinë rreth orës 12:45, Policia është informuar lidhur me një rast ku dyshohet se është përfshirë treni dhe një person i gjinisë femërore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe prokurori, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit, përderisa autoritetet kompetente janë duke trajtuar rastin”, ka thënë Hoxha.
Në anën tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për Koha.net se trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa shoferi i trenit është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit.