Tre persona janë arrestuar për posedim të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë, dy persona janë arrestuar në Gjilan. Njëri është kapur derisa po hidhte nga dritarja e veturës një qese me 3.6 gramë të llojit marihuanë, kurse tjetrit gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë të dyshuar narkotike, poashtu marihuanë.
Ndërkaq në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe janë konfiskuar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 5.50 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm