Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të arrestuar për dhunim në 24 orët e fundit

Tre persona janë arrestuar në 24 orët e fundit lidhur me dyshimet për veprën e dhunimit.

Në rastin e parë, në Prishtinë është arrestuar një person që dyshohet se kishte kryer veprën e dhunimit më 15 qershor. Pas intervistimit, i arrestuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër, në Obiliq, theksohet se lidhur me rastin e 23 qershorit, të hënën është arrestuar një person. Edhe ai është dërguar në mbajtje. Ky rast është cilësuar me “person i zhdukur – dhunim”.

Në Rahovec, një femër të hënën kishte informuar në polici se është dhunuar nga një burrë më 5 qershor. Ai është dyshuar dhe është dërguar në mbajtje.