Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre të arrestuar pas sulmit ndaj policëve

Dje në Obiliq janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.

Ata, sipas kumtesës , pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar.

Gjatë intervenimit në rast, nga të njëjtit, janë sulmuar dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, transmeton Koha.net.

Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Me urdhër te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje.

Artikuj të ngjashëm