Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se hidhnin në treg para të falsifikuara.
Policia e Shqipërisë njoftoi të hënën se ka ndaluar 29-vjeçarin Viard Kotori, 32-vjeçarin Etmond Dokushi dhe Ervin Kamollin, përcjell Tch.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim 3.650 dollarë amerikanë, nëpër subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollarë.
Ata do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.
Artikuj të ngjashëm
-
Para të falsifikuara në Ferizaj, ndalohen dy shtetas të huaj
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Dyshohen për falsifikim të parave, dy shtetas të Shqipërisë arrestohen në Vërmicë
-
Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara
-
Iu gjetën 34 kartëmonedha 100-euroshe false, arrestohet