Tre persona janë arrestuar dje në Lipjan, me dyshimin se kishin përdhunuar një grua, njoftoi sot policia.
Sipas raportit të sotëm të Policisë së Kosovës, dje, "në Lipjan, në orën 14:00 janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj, shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë keqpërdorur seksualisht viktimën femër, shqiptare".
Ata, thuhet në raport, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.
Njësia përkatëse është duke hetuar rastin.
Artikuj të ngjashëm