Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre shqiptarë në Itali masakrojnë dy të tjerë

Një vështrim i perceptuar si “shumë këmbëngulës”. Asgjë tjetër, asnjë grindje e kaluar. Kaq ka mjaftuar qe te plase dhuna mes shqiptareve ne Itali.

Mediat italiane shkruajnë se në sherr u përfshine Klodian Mhilli, Klevjan Musaku dhe Xhoni Cani. Tre adoleshentët u arrestuan pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë dy shqiptarë të tjerë 17-vjeçare. Gjithçka ndodhi në Piazza del Nettuno ne Salaborsa.

Ndërkohë që dy shqiptarët u kapen menjëherëë, i treti, Mhilli u arrestua në kohën që po tentonte te arratisej nga aeroporti i Malpenses drejt Tiranës. Të gjithë tashme janë në burg.

Para gjyqit ata u përshkruan si njerëz me rrezik që lëvizin me thika. Asnjë pendim për veprimin, të dy e pranuan çfarë kishte ndodhur.

Nga hetimet ka rezultuar se një nga autorët ka telefonuar tjetrin dhe i ka thënë “Shkoi keq, i preve barkun, e shkatërrove”.