Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia kroate në Dubrovnik, pasi u kapën me një sasi prej 40 kilogramë marijuanë.
Siç raportojnë mediat kroate, operacioni është zhvilluar gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Karasoviqi.
Makina me të cilën po transportohej lënda narkotike drejtohej nga një 56-vjeçar shqiptar, ndërsa ndodheshin edhe dy persona të tjerë 44 dhe 36 vjeç, gjithashtu shqiptarë.
Pas dyshimeve, policia urdhëroi kontrollin e makinës, ku gjeti 28 pako, në total 39 kg e 485 gram marijuanë. Droga u gjet në pjesën e poshtme të automjetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia sekuestron afër 26 kg marihuanë, arrestohen tre të dyshuar
-
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
-
Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë e arrestohen tre persona
-
Po bartnin në shpinë afër 34 kg marihuanë, njëri arrestohet e tjetri arratiset
-
Policia kap marihuanë në vlerë 400 mijë euro në kufirin me Serbinë