Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me burgim dhe gjoba tre policë të akuzuar për marrje ryshfeti në Prizren.
Të akuzuarin me iniciale N.A. nga Prizreni, gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 2000 euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI akuzuari me iniciale D.B. nga Prizreni gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit në bashkëkryerje dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 1500 euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
I akuzuari me iniciale M.S. nga Prizreni gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje dhe i ka shqiptuar dënimin me gjobë në shumën prej 1500 euro, si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
I akuzuari me iniciale B.B. nga fshati Shkozë, Komuna e Malishevës, është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet
Të akuzuarit në vazhdimësi në intervale kohore të ndryshme prej datës 15.08.2016 e deri me datë 10.11.2016, në bashkëveprim në mes vete, në cilësinë e personave zyrtar- policëve të trafikut rrugor regjional në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë kërkojnë dhe marrin për vete ryshfete të holla, duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, ndërmarrin veprime në kundërshtim me Ligjin e Komunikacionit Rrugor.