Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën rreth orës 13:20, policia kanë marrë informacion për vrasje të trefishtë në rrugën “Bill Klinton" në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas zëdhënëses së policisë, Flora Ahmeti, nga informacionet e para dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.
Sipas informacioneve të para supozohet se një person vrau të renë, gruan e tij, pastaj edhe veten.