Një aksident mes tri veturash ka ndodhur në fshatin Konjuh, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku kanë mbetur të lënduar tre persona, bën me dije Policia e Kosovës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, të së hënës.
“Rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë - Ferizaj, saktësisht në fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona (drejtuesit automjeteve). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë për portalin Koha.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
-
Një i lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe dy veturave në rrugën Prishtinë – Ferizaj
-
Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Kaçanik-Ferizaj