Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë në fshatin Smallushë të Lipjanit pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Të dyshuarit, pas rrahjes kishin dëmtuar veturat e njëri tjetrit.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërkohë që ata janë edhe në lidhje familjare.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë, dy sëpata dhe një bateri elektrike.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Lipjan, tre familjarë rrihen mes vete
-
Dhjetë të arrestuar nga dy familje, s’dihet pse u rrahën mes vete
-
Mosmarrëveshje në rrjete sociale, arrestohen shtatë të dyshuar për rrahje në Lipjan
-
Rrihen mes vete në Lipjan burri, gruaja e djali i tyre
-
Në Lipjan rrihen mes vete burrë e grua, dërgohen në mbajtje