Në Bulevardin Isa Boletini në Mitrovicë tre persona raportohet të kenë lënduar rëndë një tjetër më 12 qershor në ora 00:57.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë fishekë të kalibrit 6mm”, thotë PK.
Policia shton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, kishte plagë në kokë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Për këtë rast nuk raportohet për të arrestuar.