Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre persona e rrahin një tjetër në Pejë, i duhet ndihma e QKUK-së

Tre persona kanë sulmuar fizikisht një person tjetër në Pejë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës njofton sot se rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Raportohet se viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Personat e dyshuar për rrahje gjenden në arrati, ndërkohë që policia është duke hetuar rastin.