Tre persona janë arrestuar të shtunën në Klinë, me dyshime se kanë kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri – Kosovë, është njoftuar në raportin e policisë.
“Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një femër shqiptare shtetase e R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se kanë kaluar kufirin ilegalisht nga R. Shqipërisë në R. Kosovës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa e dyshuara femër është depërtuar për në R. Shqipërisë dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raport.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia ndalon dy persona që kaluan ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi
-
Arrestohet shtetasja e Shqipërisë, dyshohet se në Klinë trafikoi dy shtetase të huaja
-
Tre serbë kishin kaluar kufirin ilegalisht, kapen nga Policia e Kosovës
-
Arrestohet një grua pasi kaloi ilegalisht kufirin
-
Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë për kalim ilegal të kufirit