Një shqiptar dhe tre grekë janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga policia e shtetit fqinj.
Operacioni u zhvillua në zonën e Kozanit, në Greqi, teksa lënda narkotike po transportohej me një makinë.
Brenda në makinën e cila drejtohej nga një 25-vjeçar grek, ndodhej edhe një shqiptar i moshës 32-vjeçare.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 17 thasë dhe kishte një peshë prej 208 kilogramë kanabis sativa.
Krahas shqiptarit dhe grekut u arrestuan edhe dy persona të tjerë, të cilët lëviznin me një mjet tjetër dhe që shërbenin si garantues për rrugën e trafikimit.
Ndërkohë nga verifikimet e kryera, rezultoi se 32-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Selanikut, për grabitje.
-
Sekuestrohen 330 kg kanabis në Greqi, vinte nga Shqipëria
-
Goditet rrjeti i trafikut të heroinës Turqi-Greqi, mes të arrestuarve edhe shqiptarë
-
Po transportonte 107 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi
-
Kapet në Greqi shqiptari me 270 kg drogë
-
Greqi, kapen mbi 200 kilogramë kanabis, arrestohen 3 shqiptarë